“Greqia vazhdon të ‘shitet’ te të huajt”/ Rama: Na i kanë futur xixat që të zihemi mesveti  

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama: Greqia vazhdon “të shitet tek të huajt” me sukses, kurse ne na i kanë futur xixat nga të katër anët që të zihemi mes veti edhe për 1+1 që bëjnë 2, e të vijmë vërdallë në udhëkryq, kur konkurrenca vazhdon vrapin për më shumë investime të huaja…

Po si mund t’i mbyllim ne rrugët për kapitalet e mëdha, tani që ato po nisin të vijnë në Shqipëri pas tërë mundit të madh që kemi bërë për të ardhur në këtë pikë?!

Po tërë bota e zhvillon turizmin dhe ekonominë duke u matur me sa investime të huaja tërheq, ndërsa ne do të matemi me sa rezistojmë kundër tyre?!

Kjo është një ftesë për vetëprapakthim kolektiv, që Shqipëria nuk mund, nuk duhet dhe nuk ka për ta pranuar.



Skip to toolbar