Burg për zaptuesit e plazheve. Rama: Ligji i ri gati në shtator

AKTUALITET


Kryeministri Rama bën të ditur se qeveria do të miratojë në shtator ligjin e ri për vijën bregdetare i cili do të parashikojë dënim me burg për zaptuesit e plazheve. Në kuadër të aksionit që ka ndërmarrë policia dhe ku shumë hapësira publike të zëna në mënyrë të paligjshme po i kthehen pushuesve, Rama shkruan se këta zaptues me ligjin aktual nuk pësojnë asgjë, por në shtator me ligjin e ri do të dënohen me burg.

“Mijëra metra katrorë rërë në Kune të Lezhës, u çliruan nga zaptuesit. Me legjislacionin aktual zaptuesit e plazheve nuk pësojnë asgjë, ndërsa me ligjin e ri pēr vijën bregdetare, duhet të ndëshkohen me heqje lirie”, shkruan Rama.

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se ligji i ri i cili do të jetë në shtator në Kuvend i heq administrimin e plazheve bashkive, duke forcuar edhe më shumë kontrollin ndaj tij. Vendimi, sipas kreut të qeverisë erdhi pas situatës me administrimin e plazheve nga pushteti lokal, të cilën ai e cilëson si rrumpallë.

Ai vlerëson punën e policisë dhe inspektorëve në javët e fundit për lirimin e hapësirave, por shton se kjo nuk mjafton prandaj vija bregdetare do të kalojë në administrim nga shteti.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2370164839891810/?__xts__[0]=68.ARBIkCMGKyz5lCF7tPARiOKPPcj09FVJL5MO08mkHvE2M4YpSYkM6V1Nk704YlWYz8_xeWNGG3HcnddBiJSUP0YaG2y_eQ5DXxnNCDCIDk7vzPOgKBCBQZbtjoWxAauiMxSs84DclPU4LcFJQkGVxpDYDTPpLtbPPgbRI9cap9wEo-3WmTuvB22fraPpqo7dzY6JECPDTW6JaDdCAdbmKoaCTb8ItANMdzZKF9D2vboOJ8xQTjetQ5V5LXMmxThSBYGVPWEjQxJNijQHcJ0MiTrJt-dmsaJRGyJvhpeBgscb2yiCPzb2hHCuSmw_4J9BPlbQIb7_cHa4SURX6wGMhRd2gT2QI3Ju&__tn__=-R


Skip to toolbar