Ish-Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, njëkohësisht deputet i PS i ka dhënë përgjigje nga Real Story në News 24 edhe PD se nuk ka frikë të shkojë në zgjedhje, duke mbrojtur në këtë mënyrë edhe kryeministrin Rama, pasi sipas deputetit, PS, që nga viti 1992 ka qenë forcë e parë politike. “Ne nuk kemi frikë për zgjedhje, pasi që nga viti 1992, po të shikojmë të dhënat elektorale, Partia Socialiste është forca e parë në vend. Nuk mendoj qe zgjedhjet e parakoheshme apo ato te 2021 do te zgjidhin kete mungese te madhe qe ne kemi me procesin e integrimit. Unë jam në PS dhe dua që Partia Socialiste të ketë një mandat të tretë por unë dua më shumë drejtësi, më shumë të mira për popullatën”, deklaroi Bushati.
Sa i takon fenomeneve të vjedhjes së votës, Bushati tha se janë fenomene që kanë shoqëruar tranzicionin shqiptar. “Ne si PS dhe partitë e tjera duhet që të flasin për më mirë. Ne duhet të rregullojmë sistemin, aty ku çalon. Donim reformën në drejtësi dhe i hymë detit në këmbë. Kemi probleme anësore, pasi nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, kemi kryeprokuror të përkohshëm. Më 2019 duhet që të ngremë Gjykatën Kushtetuese dhe vettingu duhet të na japë të drejtën që të themi se kemi gjykatës të vërtetë. Njerëzit nuk mund të kënaqen vetëm me gjah, por reforma në drejtësi të sjellë edhe rezultate. Ne në Shqipëri na shqetëson korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe ndaj duhet të ulemi që t’i flasim të tilla çështje. A kemi ne njerëz që të ndër-veprojnë me instancat europiane. Duhet që të kemi depolitizim, ku të punësuarit nuk duhet të pyesin as kryeministrin, askënd e të vazhdojnë të jenë aty për sa kohë i përmbahen ligjit. Debati nuk është vetëm shqiptar, por më i gjerë, që ka të bëjë me vlerat. Unë mendoj se Shqipëria meritonte hapjen e negociatave që më 2018”, deklaroi Bushati.