Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, tha se në buxhetin e ri të vitit 2022, një vend të veçantë ka sektori i bujqësisë dhe blegtorisë.
ajo tha se është punuar dhe miratuar që të subvencionohen bujqit dhe blegtorët, e jo pikat e grumbullimit.
Kjo nismë sipas saj, është mbështetur edhe nga grupet e interesit.
“Ne kemi pasur në Komisionin e Financave dëgjesa me të gjitha grupet e interesit dhe për herë të parë janë ftuar të gjithë ata që kanë pasur nevojë për të dëgjuar. Është mëse normale që sa herë që ka ndryshime në paketën fiskale të ketë grupe të interesit. Është një listë e gjatë në sektorët që janë rekomanduar të hiqen. Duke folur për 2 apo 3 prej tyre, fakti i disa prej ndryshimeve që është më i debatuari që ka të bëjë me 6% në bujqësi. Kështu që në këtë aspekt kemi parë që ajo që është realizuar janë stimuluar pikat grumbulluese, e jo ata që kanë qenë blegtorët apo bujqit. Kështu këto ndryshime fiskale do të përkthehen në ndërhyrje direkte.
Kemi parë që një nga skemat që ka funksionuar më së miri është nafta pa akcizë. Ka debate, shpeshherë këto shërbejnë kur janë konstruktive dhe normalisht kur dëgjojmë grupet e interesit ne shikojmë se këto vendime mund të nxisin sektorë të caktuar dhe duke parë këtë kemi bërë disa ndryshime. Ka pasur elementë të ndryshuar si problematika që kanë pasur grupet e interesit. Mjafton të shohim imputet për të shikuar që nuk është reflektuar.
Në elementin tjetër, çmimi i rritur tregon që ka pasur përqendrim dhe mbajtjen e çmimeve në nivele të larta. Nuk ka vajtur ndërhyrja që është bërë në efektet kryesore që mund të ketë te prodhuesi vendas. Duhet të kemi subvencionime direkte në bujqësi. Edhe në buxhetin e vitit 2022 vëmendja për bujqësinë është rritur. Në diskutimet që kemi pasur me grupet e interesit, ideja ka qenë në subvencionet direkte. Mjafton të shohim se si ka ndryshuar ndër vite mbështetja për bujqësinë, duke parë se është mbështetje për prodhimin se sa individin.
Nesër ajo që do të shikojmë në treg, do të duhet të krijojë një avantazh. Në këtë aspekt edhe në Ministrinë e Bujqësisë, i është vendosur fokus i veçantë politikave nxitëse dhe zhvillimit rural. Në produktet në Maqedoni, Kosovë, mund të vijnë me çmime më të lira se produktet vendëse. Prandaj do të duhet të punohet”, tha Gjylameti.