Cakaj: Heqja e pasaportave diplomatike për Kombëtaren, gënjeshtër

AKTUALITET


Ministri i Jashtëm në detyre, Gent Cakaj ka hedhur poshtë lajmet se futbollistëve të ekipit kombëtar i është hequr pasaporta diplomatike. Cakaj përmes një twitteri ka deklaruar se këto lajme janë një gënjeshtër e madh dhe një lajm i shpërndarë në hava.

“Duke i uruar Kombëtares së Shqipërisë një mbrëmje të  suksesshme sonte, informoj se lajmi i shpërndarë në hava, lidhur me heqjen e pasaportave diplomatike të kuqezinjve është fund e krye i gënjeshtërt”- shkruan Cakaj në twitter.

Me një vendim të 12 qershorit 2019, Këshilli i Ministrave miratoi kritere të reja për dhënien dhe mbajtjen e pasaportave diplomatike. Vendimi i ndërmarrë me nismën e ministrit Cakaj, ndryshon kategoritë e personave që kanë të drejtë të pajisen dhe të mbajnë pasaportë diplomatike. Nga lista e re që ka hyrë në fuqi janë hequr edhe kryetarët e partive politike apo ish ministrat, por duket se lajmi nuk është i vërtet për futbollistët e kombëtares.



Skip to toolbar