Nga Eduard Zaloshnja
PS-ja duket e vendosur t’i shkojë deri në fund shkarkimit të Metës nga posti i Presidentit të Republikës. Hapin e parë po e hedh sot me krijimine komisionit hetimor për 9 shkeljet e kushtetutës, që, sipas saj, ka kryer Meta. Hapi i dytë do të jetë votimi në senacë plenare për shkarkimin e tij (rezoluta kundër Metës mori 100 vota nga 93 që duhen për shkakrkimin e presidentit). Ndërsa hapi përfundimtar do të jetë ai i përzgjedhjes së disa anëtarëve të gjykatës kushtetuese, për të krijuar kuormin e mjaftueshëm për certifikimin e shkakrimit.
Gjasat janë që të gjithë këta hapa të përmbyllen para 13 tetorit (datës që ka ridekretuar Meta për zgjedhje lokale), në mënyrë që PS-ja t’i përgjigjet kërkesës së Departamentit të Shtetit dhe Bashkimit Europian për konfirmim të ligjishmërisë së votimit të 30 qershorit në gjykatën kushtetuese, para asaj date. Argumenti që do të përdorë PS-ja do të jetë se presidenti u shkakrkua pikërisht se deshte të anullonte zhvillimin e votimit në 30 qershor, datë që e kishte dekretuar vetë më parë, bazuar në kushtetutë e kod elektoral.
Në qoftë se ngjarjet ndjekin këtë kurs, hapi tjetër i PS-së do të jetë ai i zgjedhjes së presidentit të ri. Dhe kë do të propozojë PS-ja?
Dy ditë para 30 qershorit, Rama ishte i ftuar në emisionin RealStory të Sokol Ballës. Një nga panelistët i tha Ramës se me shkakrimin e Metës, do të instalohej një socialist edhe në presidencë. “Kush tha që presidenti i ri do të jetë socialist?” ishte përgjijgia e menjëhershme e Ramës. “Ky përbën një lajm të madh,” tha panelisti, dhe vazhdoi të ngulmonte për të mësuar diçka më tepër për presidentin e ri “josocialist”. Por Rama kaloi në një temë tjetër…
Ato fjalë të Ramës të japin një ide fillestare mbi konturin e dialogut të tij me PD-në, aq shumë të kërkuar nga Departamenti i Shtetit dhe Bashkimi Europian. Duke i ofruar PD-së që të propozojë një kandidat për president, praktikisht Rama e bën atë pjesëmarrse në krijimin e gjykatave më të larta të vendit. Kjo, sepse presidenti ka të drejtën e emërimit të disa anëtarëve të tyre të përhershëm (aktualisht këto gjykata po të plotësohen me anëtarë të përkohshëm).
Në qoftë se dialogu fillon, kuptohet që emri i presidentit të ri nuk do të jetë çështja e vetme që do të diskutohet. Një sërë reformash, duke filluar nga ajo elektorale, do të diskutohen gjithashtu. Dhe ç’është më e rëndësishmja, do të diskutohet se kur do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare e me ç’qeveri do të shkohet në to.
Por a do ta pranojë PD-ja dialogun me Edi Ramën pas shkarkimit të Metës?
Në qoftë se e pranon, praktikisht mbyllet bashkëpunimi i saj me LSI-në dhe do t’i duhet të garojë kundër koalicionit të PS-së vetëm me koalicionin e saj tradicional. Partitë e këtij koalicioni (PD, PR, PDIU, LZHK, PAA, PDK, PBDNJ, etj.) e kanë patur kuotën e vet më të lartë elektorale në vitin 2009, kur morën në total 760 mijë vota. Ndërsa partitë e koalicionit socialist (PS, PSD, PDS, etj.) e patën kuotën e tyre më të lartë në vitin 2017, kur morën 785 mijë vota. Këto kanë qenë dy vite kur PD-ja dhe PS-ja, përkatësisht, futeshin në zgjedhje pas një mandati qeverisës. Pas mandatit të dytë, PD-ja dhe satelitet e saj pësuan tkurrje, ndërsa PS-ja dhe satelitet e saj mbetet të shihen nëse do të pësojnë tkurrje, kur të zhvillohen zgjedhjet parlamentare të rradhës…
Në qoftë se PD-ja nuk e pranon dialogun me Ramën pas shkarkimit të Metës, praktikisht futet në kurs përfundimtar përplasje me Departamentin e Shtetit dhe Bashkimin Europian, duke e lënë veten jashtë çdo institucioni (nga presidenca deri tek bashkia më e vogël). Në këto kushte, trysnia perëndimore do të jetë jashtëzakonisht e lartë, që opozita të mos shkojë drejt dhunës (e pamë sa e fortë ishte kjo trysni para 30 qershorit).
Përvoja e sjelljes së 6000 trupave ushtarake në vitin 1997 (për të shmangur luftën civile) i ka bërë kanceleritë perëndimore shumë alergjike ndaj akteve të dhunës në Shqipëri (pavarsisht kush ka qenë në pushtet atje dhe këtu, të majtë apo të djathtë). Në shtator 1998, ato i dhanë ultimatum Berishës të tërhiqte të vetët nga institucionet që kishin pushtuar me antitanke e kallashnikovë. Ndërsa në janar 2011, i dhanë ultimatum Ramës që të mos vazhdonte me protesta të dhunshme. Pas atij ultimatum, ai marshoi me lule në dorë, vetëm disa ditë pasi garda e Berishës i kishte vrarë katër protestues me duar në xhepa në bulevard…
Në qoftë se Meta shkakrohet, PD-ja vërtet do të jetë para një udhëkryqi të vështirë…