Sondazhi, Zaloshnja: Më të sigurt në lagje

AKTUALITET


Nga Eduard Zaloshnja

Në kuadrin e projektit “Monitorimi i opinionit publik në qarkun Tiranë (krahsuar me qarqet e tjera) mbi rolin e policisë në jetën e përditshme të komunitetit”, të financuar nga Programi Suedez për Forcimin e Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA), AGENDA Institute zhvilloi sondazhin e rradhës, në serinë e sondazheve periodike të parashikuara në këtë projekt. Sondazhi u realizua teknikisht nga statisticieni Eduard Zaloshnja, PhD. Metodologjia dhe gjetjet e këtij sondazhi janë përgjegjësi e autorit.


Dy nga gjetjet më kryesore të sondazhit janë:

Në tremujorin e katërt të vitit 2019, krahasuar me një tremujor më parë, ka patur një rrritje të lehtë statistikisht të opinionit pozitiv të banorëve të qarkut Tiranë (16 vjeç e sipër), për punën e policisë së qarkut të tyre (është ngjitur në nivelin 62%). Ndërkohë, ka patur edhe një ulje të opinionit negativ (ka zbritur në nivelin 26%). Një prirje e ngjashme vërehet në rang republike; ka rritje të lehtë statistikisht të opinionit pozitiv për policitë e qarqeve (krahasuar me një tremujor më parë), duke u ngjitur në nivelin 59%, ndërkohë që opinioni negativ është ulur.

Rreth 72% e qytetarëve shqiptarë ndihen të sigurt ose shumë të sigurt kur ecin vetëm në lagjen e tyre, pasi është errësuar. Nga një sondazh i IDRA-s, i kryer në maj 2018 me financim të SCPA-së, rezultonte se 75% e qytetarëve e ndienin këtë siguri. Pra, po rikthehemi pothuaj në ato nivele të numrit të qytetarëve që ndihen të sigurt në lagjet e tyre.

Rezultatet e plota të sondazhit, të shoqëruara me grafikë, si dhe informacionin metodologjik mbi të, mund t’i gjeni në dokumentin bashkëngjitur.

Rreth 63% e banorëve të qarkut Tiranë (16 vjeç e sipër) mendojnë se kriminaliteti është i ulët në zonat ku jetojnë. Ndërkohë, 24% mendojnë se është mesatar. Në pjesën tjetër të vendit, perceptimi për nivelin e kriminalitetit në zonat e banimit është disi më i lartë se në Tiranë.




Skip to toolbar