Zbulimi i një celule terroriste iraniane është zhvilluar me debate në studion e emisionit “Real Story”, ku të ftuarit kanë pasur mendime të ndryshme me faktin nëse duheshin cilësuar terroristë apo jo.
Për gazetarin Ferdinand Dervishi tha se celula e ndaluar nuk kishte ndërmend të kryenin akte terroriste ndaj komunitetit muxhahedin, por se regjimi iranian ka tentuar të bindë elementë të lëkundur nga MEK për t’i kthyer mbrapsht në Iran.
“Duhet të sqarojmë diçka. Pse policia po merret me një pjesë që i takon shërbimit sekret. Mesa di unë në kohën kur kanë ardhur shumica e këtyre iranianëve ka qenë drejtor Visho Ajazi dhe ka pasur një farë mospajtimi në atë kohë me qeverinë. Dhe është krijuar në polici një strukturë e posaçme për të siguruar këta njerëz. Nuk është se refuzonte, thjesht kishte një farë mosbesimi. Në këtë kohë i besohet policisë, prandaj policia doli dhe bëri këtë deklaratë.” tha Ferdinand Dervishi
Xhavit Shala tha se SHISH nuk ka kompetenca ekzekutive por vetëm dhënien e informacionit. Më pas i takon policisë të merret me çështjen.
“Në kuadër të luftës kundër terrorizmit është krijuar një drejtori dhe janë trajnuar nga të huajt. Objekti i kësaj drejtorie është parandalimi i çdo akti të mundshëm terrorist në Shqipëri dhe për ndjekjen e çdo veprimtarie terroriste është një bashkëpunues i agjencive simotra në këtë fushë, bashkëpunon shumë me shërbimin sekret. Por Shërbimi sekret nuk ka kompetenca ekzekutive. E mbledh informacionin dhe këtë do t’ia përcjellë drejtorisë së anti terrorit. Jo se drejtoria e anti terrorit në Shqipëri është krijuar për t’u marrë me MEK-un.” tha Shala
Ndërsa eksperti i sigurisë Arjan Dyrmishi tha se ku lajm ishte publikuar më shumë për dhënie të mesazheve për diplomacinë, pasi ata persona nuk kanë për t’u arrestuar ndonjëherë.
“Nxjerrja e këtij operacioni ose publikimi i emrave është më shumë në kuadrin e diplomacisë dhe e dërgimit të disa mesazheve sepse faktikisht ata persona nuk mendoj se do arrijnë do arrestohen ndonjëherë. Ata operojnë me lloj-lloj emrash mbiemrash. Nuk ka pasur qëllim që të parandalojë një akt që është duke ndodhur. Kështu që më tepër duket se ka këtë pamje, si operacion. Ka dhe një konfuzion për sa i përket asaj që mund të jetë një njësi operative shtetërore apo celulë terroriste.” tha Dyrmishi