Sondazhi i Zaloshnjës: Irani nuk shihet si rrezik nga shqiptarët

AKTUALITET


Analisti Eduard Zaloshnja tha në “Real Story” se sipas sondazhit të bërë prej tij, shqiptarët e shohin Iranin si një vend që nuk ka ndikim të madh ose thuajse të papërfillshëm në sigurinë në Shqipëri. 

Zaloshnja tha se krahasuar me Rusinë, Irani konsiderohet nga shqiptarët me një ndikim fare të vogël, pasi 61 % e tyre e konsiderojnë atë neutral ose pozitiv. Ndërsa Rusia shihet me ndikim më të madh në ndërhyrjen e sigurisë në vend. Megjithatë Zaloshnja tha se ky sondazh është bërë dy javë më parë, pra para publikimit të lajmit për ndalimin e një celule terroriste, gjë që mund ta ndryshojë rezultatin nëse kjo do dihej më parë.


 “Irani në sigurinë tonë kombëtare ka një ndikim neutral ose të parëndësishë. Ndërsa Rusia mbizotëron. 61 % e shqiptarëve nuk e shohim si rrezik Iranin. Kjo lidhet edhe me mediat pasi nuk kanë publikuar incidente mes Shqipërisë dhe Iranit përveç rastiti të dëbimit të ambasadorit. Ndërsa me Rusinë vendi ka një lidhje shekullore që e shohin atë si një forcë ndërhyrëse të drejtpërdrejtë në sigurinë e vendit tonë”, tha Zaloshnja




Skip to toolbar