Ceremonia në Prishtinë. Rama me Palmerin, Meta me celularin

AKTUALITET


Ka nisur në Prishtinë ceremonia e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga trupat e NATO-s. Të pranishëm siç shihen në foto janë kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta.

Megjithëse janë ulur pranë njëri-tjetrit duket se vëmendjen e kanë tjetër kundër. Kryeministri Rama gjatë gjithë kohës është parë duke biseduar me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Palmer, ndërsa presidenti Meta është i zënë me telefonin e tij.

Vetëm pak ditë më parë Palmer dënoi veprimet e dhunshme të opozitës në Shqipëri, duke thënë se drejtuesit e saj do të mbajnë përgjegjësi për çdo akt dhune.



Skip to toolbar