Ish-zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë, Ilir Bejtja ishte i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ku foli për çështjen Kurum.
Ai u shpreh se nuk është hera e parë që Kurum ka pasur probleme me pezullimin e punës për shkak të strukturës së tregut. Më tej Bejtja vazhdoi duke thënë se Kurum është në proces falimentimi me strukturim.
“Nuk është hera e parë që Kurumi ka pasur probleme me pezullimin e punës për shkak të struktirës së tregut ka kaluar në një 1 turn, remote. Këtë e bënë se struktura e tregut nuk ka qenë e favorshme. Hekuri që prodhoma Kurumi, nuk është më konkurrues në treg.
Prodhohet me energji elektrike që ata e paguajnë me çmim të rregullt, që edhe sheshin e blejnë po ashtu. Në dijeninë time, Kurumi harxhon 100 megavat dhe prodhon 80 megavat. Këtë energji që prodhon e ka si mjet për të kompensuar humbjen në moment e të ndryshme për të vijuar prodhimin në metalurgjik.
Nuk e kemi bërë këtë për Ferrokrom që ka të njëjtët problemën, e ka bërë Kurum. E vërteta është që herë pas here kanë problem me tregun. Nuk është hera e parë që kemi bërë debate me Kurum. Ka një problem tjetër që ato janë në proces falimentimi me strukturim, pra nuk i merr vendimet patjetër të gjitha ortaku.
Pra ka një administrator të vendosur nga gjykata në administrim në procesin e falimentit që ato kanë”, tha Bejtja. I ftuar në studio ishte edhe eksperti për ekonominë, Bardhi Sejdarasi, i cili u shpreh se te pjesa e analizës kosto-përfitim nga Kurum, duhet parë si është menaxhimi dhe si mundet një kompani strategjike .
Ndër të tjera ai tha se për hidrocentralet ka një gafë tjetër, teksa shtroi pyetjen se si ka mundësi që ti kontrakton shitjen e 4 HEC-ve, dy prej tyre me financim gjerman.
“Ka kontradikta dhe unë do ua tregoj në emision, gjashtë ose më shumë urdhër të përmbarueseve që janë ligjorë, të cilët kanë bllokuar llogaritë e Kurum. Ka një problem që lidhet me menaxhimin. Menaxhimi që u bë nga kompania shqiptare, e bëri kompaninë që të tregohej arrogante. Arrogante me mënyrën se si duhet të paguante detyrimet, me pushimet e punëtorëve.
Unë gjykoj dhe hetimi duhet ta nxjerrë që kjo pjesë e mbetjeve që ka kompania dhe kontratat që ajo ka qoftë edhe me një kompani gjermane e doganës u shit. Është mbyllur kontrata e shitjes së saj.
Kur e merr një sasi malli me vlerë 41 mijë euro dhe ia shet një kompanie tjetër me 141 mijë euro, do të thotë që ka një gjë këtu. Kur e merr një kompani që ka konflikt të drejtpërdrejtë me doganën për shkak se kryejnë të dyja të njëjtën proces, këtu prokuroria. Nuk e kallëzoi askush këtë aferë, e kallëzoi drejtori i përgjithshëm i doganave. Nuk e kallëzoi asnjë nga këta që del në media.
Te analiza e kosto-përfitimit që vjen nga Kurumi, te pjesa e bllokimit që bëhet vit për vit, 3-6 herë në vit që i bëhet llogarive të Kurum për shkak të paaftësisë paguese për ato kompani banka, pikërisht këtu duhet parë si është menaxhimi.
Për të mos folur për hidrocentralet që ka një gafë tjetër që ekspertët duhet ta gjejnë. Si ka mundësi që ti kontrakton shitjen e katër hidrocentraleve dy nga të cilët ishin me financim gjerman dhe ai financim vazhdon dhe sot të paguhet deri në vitin 2034, edhe 10 vite të tjera paguan qeveria shqiptare. Si ka mundësi? Si ka mundësi që të bëhet vetëm me këtë kompani që i kompensohet?”, tha Sejdarasi./abcnews.al