Çështja Sala, Cardiff rrezikon dënim shembullor

AKTUALITET


Cardiff City mund të përballet me një ndalim të transferimeve për të paktën tre dritare transferimesh, nëse nuk i paguan klubit francez të Nantes këstin e parë të tarifës 15 milion paund për sulmuesin Emiliano Sala. Sulmuesi argjentinas vdiq në moshën 28-vjeçare, pas një aksidenti ajror, ku avioni që ai po udhëtonte nga Franca drejt Cardiff u rrëzua në ujë. Sala do të bashkohej me klubin anglez pasi më parë dy klubet kishin rënë dakord për transferimin e sulmuesit, por ai humbi jetën.

Cardiff City refuzoi të paguante vlerën e transferimit për lojtarin në arkat e Nante, por FIFA urdhëroi në shtator që klubi anglez duhet të paguante ndaj atij francez, pavarësisht se lojtari nuk luajti kurrë. Cardiff do të paraqesë ankesë kundër vendimit në dy javët e ardhshme në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës.


Komiteti për statusin e lojtarëve në qeverinë botërore të futbollit vendosi që Cardiff duhet të paguante shumën që “korrespondon me këstin e parë” të marëveshjes së transferimit, duke rrëzuar argumentet e klubit nga Uellsi për shumë arsye. Tashmë pritet që palët të përballen në procese gjyqësore, ndërsa Cardiff rrezikon edhe që t`i mbyllet dera e transferimeve për të paktën tre hapësira.

Avioni që mbante Sala dhe pilotin Ibbotson, u rrëzua në Kanalin anglez më 21 janar të këtij viti, dy ditë pasi ishte njoftuar transferimi i lojtarit nga Nante te Cardiff. Sala u ekspozua nga nivele të larta të monoksidit të karbonit para rrëzimit, tha një raport i publikuar më vonë.




Skip to toolbar