Çfarë e ka acaruar Ilir Metën? Ja ç’thotë Kryemadhi

Më të fundit


Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, u pyet gjatë bashkëbisedimit me gazetarët për retorikën e ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta.

E pyetur nga gazetari i News24 dhe BalkanWeb, Osman Stafa, se çfarë e ka acaruar kaq shumë presidentin, Kryemadhi theksoi se Meta nuk i duket i acaruar.

“Të jem e sinqertë nuk më duket i acaruar, përkundrazi me atë që shohim ne përbrenda pozicionimi i presidentit është hallka e fundit e shpëtimit të vendit. Ne të gjithë merremi me batutën, por asnjëri me thelbin. Qoftë historia e marrëveshjes së detit, që do ta çojë në gjykata ndërkombëtare, kur ka një komision që po punon. Iniciativa e kryeministrit tonë për ndarjen e Kosovës, etj. Të gjitha këto tregojnë që ka qenë një strategji afatgjatë e Ramës dhe Rilindjes.

Mjafton të kthehemi në 2013 dhe të shohim fuqizimin e Serbisë, ku nga një vend, i cili nuk kishte moral për të kërkuar, sepse ishte shkaktar i luftës, tani është kthyer në lider ballkanik. Deri më 2013 Shqipëria ishte ndër vendet kryesore që vendoset për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal, ndërsa sot kemi një Shqipëri që është e fundit dhe një Serbi të fuqizuar ekonomikisht. Rama ka punuar me strategji afatgjate me në thelb shpopullimin, djegien e brezit. Ka çuar në degradimin e shtetit, që mund të çojë në asimilimin dhe ekzekutimin e shtetit”, u shpreh Kryemadhi.



Skip to toolbar