Presidenti, Ilir Meta është pyetur nga gazetarët në konferencën për shtyp të mbajtur pas samitit të Brdo Brijunit, se si ishte atmosfera mes Thaçit dhe Vuçiç dhe nëse ky samit i afroi ata sadopak ata për të nisur sërish dialogun Serbi-Kosovë.
Meta tha se atmosfera e këtij samiti ka qenë shumë pozitive dhe do të donte që dialogu mes Serbisë dhe Kosovës të kishte përfunduar me kohë.
“Nuk di të them nëse ky samit ka afruar më tepër dy liderët Kosovë-Serbi, por di që atmosfera ka qenë shumë pozitiv këtu. Do të donim që dialogu Kosovë –Serbi të kishte përfunduar dje. Jo sot dhe as nesër. Samiti i Brdo Brijonit është një samit që ka një format të përcaktuar”, u shpreh presidenti Meta.