City hakmerret ndaj Tottenham, Foden futet në histori (video)

Më të fundit


Ka ardhur “hakmarrja” e Manchester Citit ndaj Tottenham, për eleminimin nga Champions League. Ekipi i Guardiolës ka fituar përballjen në kampipnat mesditën e sotme ndaj Cityt, duke marrë dhe kreun e Premier League.

Phil Foden ka mjaftuar me golin e tij për tre pikët e Cityt, me rrjetën e prekur gjatë pjesës së parë të ndeshjes. Ashtu siç pritej ndeshja ka nisur me emocione që në fillim, pasi të besuarit e Guardiolës kanë kërkuar të fshijnë turpin, që ‘Spurs’ i shkaktuan në çerekfinalen e Championsit.

Ishte i riu Phil Foden që shënoi në minutën 5’, pas një pasimi me kokë nga Aguero. Ky gol e ka futur 18-vjeçarin në historinë e kampionatit anglez, pasi bëhet lojtari më i ri që shënon.

Ndërsa në minutën 38’ ishte Kevin De Bruyne që la fushën pas një dëmtimi në gju. Një sezon i shkuar dëm për belgun që më shumë ka qëndruar jashtë fushe i dëmtuar.

Rezultati mbeti i pandryshuar në 45 minutat e dyta, teksa City dominoi në qarkullim topi dhe pati edhe disa mundësi shënimi, por nuk u treguan të saktë në finalizimin e aksioneve të tyre.

Me këtë fitore Manchester City ngjitet në vend të parë me 86 pikë, 1 më shumë se Liverpool, që luan të dielën ndaj Cardiff. Ndërkohë Tottenham mbetet në vend të tretë me 67 pikë, 1 më shumë se Arsenal dhe Chelsea.



Skip to toolbar