Arrestohen adoleshentet vrasëse, planifikonin asgjësimin e shokëve të shkollës

Më të fundit


Dy adoleshente, përkatësisht nga 14 vjeç, janë arrestuar pasi kanë bërë komplot për të vrarë disa moshatarë të tjetër në shkollën ku ato studionin. Adoleshentet madje kishin krijuar një listë me 9 emra që planifikonin se si t’i asgjësonin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shkollën e mesme Avon Park në Florida, SHBA. Sipas policisë ka qenë njëri nga mësuesit që ka gjetur listën me emrat në një nga dosjet e vajzave të titulluara “Informacion privat”, “Mos e Hap” dhe “Projekti 11/9”.


Dosja përmbante tetë faqe shënimesh rreth armëve dhe strategjive se si planifikonin të vrisnin të paktën 9 prej moshatarëve të tyre. Mësuesi tha se në letër kishte gjëra të tmerrshme të shkruara, ku planifikohej se si personat të vriteshin me armë zjarri dhe më pas të digjeshin trupat e tyre apo t’i varrosnin për të humbur gjurmët.

Gjatë arrestimit adoleshentet thanë se e gjitha ishte një shaka, ndërsa policia tha në një deklaratë se nuk mund të bëhej shaka me jetën e njerëzve. Aktualisht dy adoleshentet ndodhen në dhomat e paraburgimit dhe akuzohen për 9 përpjekje për vrasje të paramenduar dhe tre akuza për rrëmbim personi.




Skip to toolbar