Zgjedhjet lokale, Balla: Edhe po të garonte i vetëm, Basha sërish do humbiste

Më të fundit


Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me koordinatorët dixhitalë të qarkut të Elbasanit, për organizimin e strukturave elektorale në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Me një postim në Facebook, Balla tha se qytetarët tashmë dinë të bëjnë diferencën e qeverisje së bashkive nga PS dhe nga ato që qeverisen nga PD dhe LSI, duke e cilësuar 30 qershorin si ditën e çlirimit për bashkitë që drejtohen nga Luli e Monika.


“Më 30 Qershor zgjedhjet do të zhvillohen dhe në këtë datë çdo shqiptar ka të drejtën të votojë Kryetarin e Bashkisë. Shqiptarët dinë të bëjnë shumë mirë dallimin mes bashkive që drejtohen nga PS dhe bashkive që drejtohen nga Luli dhe Monika, e të cilat ka ardhur koha t’i çlirojmë nga kapja prej tyre. Zgjedhja është aq e thjeshtë sa ne jemi të sigurt se edhe po të garonte në zgjedhje i vetëm, Lulzim Basha sërish do të humbte, pasi shqiptarët e refuzojnë Bashën, partinë e tij pa ide dhe alternativën e tij të dhunës, politikën e tij të baltës dhe gënjeshtrës. Lulzim Basha mendon vetëm për veten e tij e për asgjë tjetër. 100% për Bashën, 0% për Shqipërinë.” – shkruan Balla

Gjatë takimit në Elbasan, Balla ka diskutuar për komunikimin dixhital, që krijon një marrëdhënie korrekte dhe të vazhdueshme me mediat gjatë fushatës zgjedhore. Balla njoftoi gjithashtu se në portalin e ri “Bashkitë që duam” do të publikohen axhendat e çdo kandidati duke i dhënë mundësinë mediave dhe shoqërisë civile të njihen më mirë.

Edhe 70 ditë na ndajnë nga zgjedhjet vendore të 30 Qershorit dhe për këtë qëllim kemi nisur tashmë organizimet e të…

Publiée par Taulant Balla – Faqja Zyrtare sur Samedi 20 avril 2019



Skip to toolbar