Covid 19 infekton mbi 100 mijë persona në SHBA

AKTUALITET


Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi zyrtarisht me më shumë persona të infektuar nga koronavisuri në botë.

Janë saktësisht 100 392 persona të prekur me koronavirus në Amerikë deri në këto momente.


Vetëm në 24 orët e fundit, janë infektuar me virusin vdekjeprurës 14 957 vetë.

Ndërkaq, SHBA-të kanë regjistruar edhe numër të lartë të vdekjeve për shkak të koronavirusit.

Në 24 orët e fundit, në Amerikë kanë vdekur nga virusi 248 persona, kurse në total janë shënuar deri në këto momente 1543 viktima.




Skip to toolbar