COVID-19 në Shqipëri/ Manastirliu: Transmetueshmëria e virusit është rritur. Nuk mbaron me testimin, punë kapilare

CORONAVIRUS


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha mbrëmjen e sotme në “Real Story” në News24 se kapacitet për parandalimin dhe trajtimin e COVID-19 në vend janë rritur dhe kjo do të vazhdojë dhe më tej.

Sa i përket shifrave në rritje, ajo i la një pjesë të përgjegjësisë, ndërgjegjes qytetare, ndërsa shtoi se transmetueshmëria e virusit është rritur.


“Po vijojmë të shtojmë kapacitetet tona. Testi është një gjë, nuk e garanton 100% pasi ti mund të testohesh sot dhe të dalë negativ dhe pas 3 ditësh mund të rezultosh. Jemi në një epidemi dhe testimi ka vlerën thelbësore po të njëjtën vlerë ka dhe ndërgjegjja individuale. Nëse merr 127 dhe thotë se duhet të rish i izoluar në banesë duhet të rrish në banesë dhe nuk mund të dalës. Jemi në një moment të transmetimit komunitar në qytete të caktuara.
Kush ka simptoma duhet patjetër të vetëizolohet. Ne kemi rrituar kapacitetet e testimit, do t’i rrisim. Transmetueshmëria e virusit është rritur, numri i të infektuarve është rritur. Janë 130 ditë që mjekët infermierët, epidemiologët, shërbimi i urgjencës kombëtare janë duke punuar natën dhe ditën.
Testimi bëhet për të gjurmuar, për të izoluar. Gjurmimi është super i mundshëm dhe në momentin që teston ti gjurmon, heton. Lidhesh me mjekun e familjes i raporton rastin. Mjeku i familjes ndjek, udhëzon. Është një punë kapilare, nuk është se përfundon me testimin”, deklaroi ministrja.




Skip to toolbar