COVID-19 shqetëson Serie A, 29 raste pozitiv

Më të fundit


Serie A rikthehet këtë fundjavë por shqetësimi më i madh i klubeve dhe organizatorëve mbetet COVID-19. Numrat e rasteve pozitiv janë shtuar ndjeshëm duke bërë që drejtuesit të mendojnë edhe plane alternative për të mbyllur sezonin e rregullt në fushën e lojës. Përpara javës së katërt në total numri i lojtarëve të prekur nga coronavirus ka shkuar në 29-të. Këtë listë e kryeson Genoa me 14 lojtarë që vijojnë të jenë pozitiv.

Skriniar

Shqetësuese është situata edhe në radhët e Inter me zikaltërit që numërojnë 6 lojtarë të prekur përpara derbit të Milanos. Raste pozitive ka dhe rivali i tyre, Milan. Me Ibrën të shëruar, pozitiv mbeten vetëm Leo Duarte dhe Matteo Gabbia. Raste pozitive ka edhe te Atalanta, Verona, Napoli, Roma dhe Spezia.





Skip to toolbar