Çupi: Meta po i tregon dhëmbët Saliut, i dinë shumë gjëra njëri-tjetrit

Më të fundit


Për Frrok Çupin dërgimi në KQZ i emrave për anëtarë të KZAZ nga grupimi i Sali Berisha, është si të kërkosh të pamundurën të bëhet e mundur.

“Po kërkojnë të pamundurën, të regjistrohen pa patur parti. KQZ është pika fundore, dhe aty përqëndrohet esenca e ligjit. KQZ është porta ku o hyhet me ligj, o nuk hyhet dot.


E gjitha kjo për të dyja palët, do të përdoret që ditën e zgjedhjeve kur të jenë të pasigurtë, të abandojnë zgjedhjet. Do thonë ne nuk shkojmë në zgjedhje” -u shpreh Çupi në studion e ABC News, ndërsa komentoi edhe dorëzimin më vetë të emrava nga Ilir Meta.

“Meta po i tregon dhëmbët Berishës, ndërsa ka fytyrën nga maxhoranca dhe Amerika i thotë do më falni sado pak dhe unë Berishën e flak në lumë. Me siguri do regjistrohen me partinë e Nard Ndokës.”

Ndër të tjera Çupi komentoi edhe takimet e fundit mes Sali Berishës dhe aleatit të tij në opozitë, Ilir Meta.

“Mos harrojmë se ka patur gjithnjë ndasi. Është njësoj si në grupimet e keqbërëse. I vetmi që i ka vënë prangat Berishës ka qenë Meta. Ata i dinë shumë gjëra njëri tjetrit. E shoh si luftë interesash, tenton të joshë Berishën që t’i marrë elektoratin” -u shpreh Çupi.

Analisti nuk parashikon supriza në rezultatin e zgjedhjeve në 14 maj, ndërsa tha se shpreson që maxhoranca të shtrihet më mirë në veri.

“Padyshim që nuk ka ndryshime edhe këtë herë në maxhorancë. Shpresoj të ndodhë që maxhoranca të shtrihet më mirë në veri, në një qytet sic është Shkodra” -përfundoi Çupi.




Skip to toolbar