Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka liruar nga qelia ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, pasi ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Vangjush Dako ka lënë qelinë dhe i është drejtuar tashmë banesës së tij, ku edhe do të qëndrojë në “arrest shtëpie”. Në pamjet e siguruara nga ABC News shihet se momenti kur Dako është shoqëruar edhe nga forca policie.
Dako akuzohej për “Shpërdorim detyre” në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.