Samiti për Ukrainën në Tiranë/ Nga pritja te konferenca e përbashkët Rama-Zelensky, zbardhet agjenda

AKTUALITET


TIRANË- Shqipëria mikpret Samitin “Ukrainë – Europa Juglindore” më 28 shkurt, 2024. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, njëherësh bashkëorganizator i Samitit, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, viziton për herë të parë Tiranën për të marrë pjesë në punimet e Samitit dhe në evente të tjera të rëndësishme.

Zyra e shtypit e qeverisë ka publikuar agjendën e takimeve, pritjen dhe konferencën e përbashkët mes Ramës dhe Zelenskyt.


Kryeministri do të mirëpresë Zelenskyn në orën 09:00 të mërkurën, ndërsa do t’u përgjigjen pyetjeve të mediave në konferencën për shtyp në orën 13:30 minuta.

Presidenti i Ukrainës do të mbërrijë mbrëmjen e së martës në Aeroportin e Rinasit dhe do pritet nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Agjenda e takimeve: 09.00 – Presidenti Zelenskyy do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.

09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.

9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.

10.10 – Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës

11.00 – Doorstep dhe mbërritja e liderëve ( Pallati i Kongreseve)

11.30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.

13:00 – Foto Familjare

13.30 – Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp. / abcnews.al




Skip to toolbar