Debatet për shtetin bektashi/ Pastori Ylli Doçi: Jam befasuar nga reagimi i KMSH, ata duhet të jenë të lumtur për këtë

Më të fundit


TIRANË- Krijimi i shtetit sovran të Urdhrit Bektashi, me qendër dhe territor në Tiranë, vijon të prodhojë diskutime të forta në publik.

Pastori Ylli Doçi, i ftuar në “Real Story”, tha se është ndjerë i shqetësuar për reagimet e Komitetit Mysliman Shqiptar.

Ai theksoi se ky fakt, pra krijimi i shtetit sovran bektashi, duhet t’i gëzonte dhe jo ta  ta hidhnin poshtë.

“Unë jam I befasuar nga reagimet e shqetësuar. Më befason ,sepse mendova se KMSH do jetë I lumtur, pasi një prej komuniteteve të afërta me të merr një status të respektueshëm. Nuk kishte befasi të madhe në propozimin e kryeministrit, sepse është veçantia kryesore e bektashizmit në Shqipëri, është që qendrën Botërore e ka në Shqipëri. Ky është thelbi i keqkuptimit dhe i befasisë për mua me reagime negative. Të gjithë komunitetet fetare nuk janë shpikur nga shqiptarët”, tha ai.

Ai shtoi se Bektashinjtë, kanë një rol kryesore në Shqipëri, ndërsa shtoi se:

“Kjo fe botërore, e madhe e vogël s’ka rëndësi, ka qendrën botërore në Shqipëri dhe është për tu gëzuar në si shqiptarë. Mua më duket e përshtatshme, për një besim që ka një rol ndërkombëtar dhe ka qendrën e vet këtu të evidentohet”,. tha ai.



Skip to toolbar