Dekriminalizimi dhe akuzat e hedhura nga Partia Demokratike për disa kryebashkiak socialist kanë qenë pjesë e diskutimeve në emisionin “Real Story” mes kryeministrit Rama dhe gazetarit Sokol Balla. Për Ramën secili duhet të mbajë përgjegjësi personale, ndërsa garantoi se ligji për dekriminalizimin do të forcohet. “Burg për këdo që gënjen në plotësimin e formularit” tha Rama, ndërsa u shpreh se rasti Kajmaku e të tjerë nuk janë arsye pse disa vende anëtare janë skeptike për negociatat.
“Kush gënjen ka përgjegjësi personale. Ne do të ashpërsojmë ligjin për dekriminalizimin, ku të gjithë ata që gënjejnë në formular, do të shkojnë në burg. Në një shoqëri si e jona përgjegjësia qenka kolektive. Njerëzit janë të detyruar për vetëdeklarim. Do e forcojmë ligjin për vetëdeklarimin. Listat do të shkojnë përpara, pra do e vendosim si ligj. Se nuk do shkojmë në Interpol ne. Ato lista janë marrë nga PD ilegalisht. Do t’i çojmë listat përpara në KQZ dhe t’i marrë prokuroria. Është faj i partisë politike? Jo mo jo. Dikush që gënjen para partisë, para njerëzve, para ligjit, kjo duhet ndarë.” tha Rama
Ndërsa në lidhje me shpalljen “non grada” të Vangjush Dakos nga SHBA, Rama tha nuk e di, dhe se autoritete amerikane kanë pasur arsyet e veta. Megjithatë kryeministri shtoi se Dako ka bërë më shumë për Durrësit se çdokush tjetër.
“Po pra nuk është i dëshirueshëm në SHBA për arsye që i dinë ata. Unë se di. Unë di që Dako ka bërë për Durrësin më shumë sesa ka bërë njëri. Ai nuk është më kryetar. Ai është anëtar i PS. Ai nuk ka asnje funksion publik. Patjetër që Dako dhe cilido duhet të përgjigjet përpara drejtësisë, nëse kërkohet. PS është familje e madhe, ka nga të gjitha rrugët e jetës. Fajin në këtë sistem e vendos gjykata. Aspektet morale që kanë të bëjnë me gënjeshtrën e vendos partia.”, -tha Rama.
Në lidhje me rastin e Shkodrës, ku për shkak të dorëheqjes së Valdrin Pjetrit dhe bashkia drejtohet ende nga Voltana Ademi, Rama tha se për këtë rast duhet të flasin institucionet përkatëse. Rama thotë me ironi se një prej tyre është Presidenca, por që ai është ende në pritje të mbajtjes së zgjedhjeve më 13 tetor.
‘”Shkodra? Do ta vendosin institucionet. Një nga institucionet që do duhet të vendos për zgjedhjet në Shkodër, pret zgjedhje në 13 tetor.” tha Rama
Ndërsa në lidhje me kërkesën e Ditmir Bushatit ku tha se “PS duhet të kërkojë ndjesë për Valdrin Pjetrin”, Rama tha se mirë bëri pasi e propozoi ai si kandidat, por nuk ka pse partia të mbajë përgjegjësi kur gënjen një kandidat.
“E tha, mirë bëri që e tha. Është drejtuesi politik ai që e ka propozuar atë kandidat dhe që nuk mund të fajësohet se kandidati gënjen. Që e ka një ide të vetën Bushati, s’ka asnjë problem. Është ide e tij. Pse duhet të kërkoj ndjesë partia këtu se një kandidat gënjehu?? Jo. Një anëtar të një familje me baba dhe mama shembullore, del dru i shtrembër. Por s’mban përgjegjësi familja.” tha Rama në Real Story.