Demokratët sulmojnë Bashën në FCB: Hap krahun. Kreu i PD nxehet me gazetarët

AKTUALITET


Duket se interesi rreth kreut të PD-së, Basha dhe qëndrimeve të tij ka rënë ndjeshëm. Kjo u pa në konferencën e shfaqur live në faqen zyrtare të Bashës në facebook, të cilën e ndoqën jo më shumë se 430 vetë, ndërkohë që konferencat e Ramës kapin shifra 3-fish më të larta.

Por ajo që bie në sy është numri i shumtë i komenteve, shumica prej demokratëve të cilët i kërkojnë të hapë krahun.

“Jo vetëm denoncime Z. Basha po jepi zgjidhje kësaj situate të rëndë që po vuajmë ne si popull ose hap krahun”, shkruan një komentues.

Ndërsa të tjerë i sugjerojnë që të lërë llafet dhe të futet në zgjedhje në tetor. Lexoni komentet e qytytarëve në fotot e mëposhtme.

Kreu i PD-së në konferencë u shfaq tejet i nervozuar edhe me gazetarët, disa prej të cilëve i shigjetoi duke i cilësuar si merecenarë që paguhen me lekët e oligarkëve të Ramës.

Teksa një gazetar i ka kujtuar kritikët e tij në Partinë Demokratike dhe “xhaketat” e vjetëra të kësaj force politike, lideri i opozitës ka zgjedhur të mos i përgjigjet duke sulmuar median.

Ndërkohë, të njëjtën sjellje ka pasuar edhe kur u pyet lidhur me përçarjen që vihet re në opozitë.

LIVE – Bashkëbisedim me gazetarët

Gepostet von Lulzim Basha am Freitag, 9. August 2019


Skip to toolbar