“Dënimi i Salianjit”, Balla, Bashës: Sulmove prokurorin që po të heton

POLITIKË


Akuzat e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha ndaj prokurorisë për dënimin e Ervin Salianjit, kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cilësoi si sulme personale të Bashës duke qenë se njëri prej prokurorëve që dha pretencën është pjesë e dosjes ku vetë kryedemokrati është i pandehur në lidhje me lobimin rus. Balla tha se reagimi i PD tregon edhe një herë se sa ogurzi është qëndrimi i saj në lidhje me drejtësinë dhe se PD nuk mund ta vlerësojë punën e saj sa herë dënon kundërshtarët dhe ta zhvlerësoj kur dënon anëtarë të opozitës.

Reagimi i të pandehurit ndaj një pretence të Prokurorit është i falshëm dhe emocional kur bëhet fjalë për çështjen e tij. Por sulmi i Lulzim Bashës ndaj Prokurorisë sot është ripërsëritje ogurzezë e qëndrimit obstruktiv të PD ndaj drejtësisë. Prokuroria është e mirë kur ngre akuzë ndaj kundërshtarit dhe qenka e keqe kur akuzon ty apo anëtarin e çetës tënde?!


Sulmi i Lulzim Bashës shënjestroi edhe një nga prokurorët e dosjes ku vetë Lulzim Basha është i pandehur. Kjo është e papranueshme dhe është një presion i hapur kundër Prokurorisë, e cila ende ka në hetim Kryetarin e PD. Përdorimi nga ana e Lulzim Bashës e pretencës ndaj ish-deputetit Ervin Salianji, për sulme personale ndaj Prokurorisë e zhyt Partinë Demokratike edhe më thellë në baltën ku vetë mbytet prej shumë kohësh. Lulzim Basha është i vetëdijshëm batak-babalen ku u vetëpërfshi me dashje, bashkë me të tjerë si Ervin Salianji. Teksa vëmendja jonë është tek familjet e prekura nga fatkeqësia që solli tërmeti dhe rindërtimi, ende shpresojmë se Partia Demokratike do të ndryshojë qasjen e saj ndaj drejtësisë dhe Shqipërisë sonë të përbashkët”, shkruan Balla.

Prokuroria dha pretencën të martën ku kërkoi 1.6 vite burg për ish deputetin Ervin Salianjin, që konvertohet në 3 vite shërbim prove nën akuzën “kallëzime të rremë” për dosjen “Babalja”. Pas dënimit reagoi edhe kryedemokrati Basha duke e cilësuar sulm politik ndaj opozitës si dhe hodhi akuza ndaj dy prokurorëve duke i cilësuar të korruptuar nën urdhrat e Ramës.




Skip to toolbar