Dështuan me azilin, Franca e Belgjika kthejnë 34 shqiptarë

AKTUALITET


34 shqiptarë janë kthyer mbrapsht nga Franca e Belgjika pasi kishin kërkuar azil duke shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen.

29 prej tyre janë kthyer nga Franca dhe 5 nga Belgjika.

Të riatdhesuarit kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Shengen, kishin kërkuar azil dhe kishin tentuar të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar, nëpërmjet Francës.

Policia kufitare njofton se operacionet e riatdhesimit do të vijojnë edhe në javët e ardhshme.

Ndërkohë Policia Kufitare do të vijojë me kontrollet e rrepta në pikat e kalimit kufitar, në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe me patrulla të shtuara në kufirin jeshil për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.



Skip to toolbar