Detaje nga vrasja e policit në Fier, autori ishte me nënën në makinë, shoqërohen mbi 10 persona

AKTUALITET


Një efektiv i forcave shqiponja në Fier u qëllua për vdekje teksa po shkonte të merrte shërbimin.

Ngjarja ndodhi pak pas mesdites së të hënës në fshatin Baltëz.


Dyshohet, se Novruz Cenaliaj 28 vjeç, veshur me uniformën e policit pati një konflikt të momentit me Azgan Mernicën.

Burimë thanë se dy të rinjtë, banues në të njejtin fshat, u konfliktuan verbalisht dhe më pas fizkisht për kalimin në rrugën e ngushtë që po përshkonin me makinë.

Gjatë konfrontimit, 23 vjeçari e ka qëlluar me një plumb në kokë efektivin duke i shkaktuar vdekjen.

Autori është larguar me një automjet që e ka braktisur pak metra nga vendngjarja dhe më pas është arratisur në këmëbë e më tej të ketë përdorur një tjetër makinë.

Për ndalimin e tij policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në Vlorë dhe Fier.

i ati i viktimës është punonjës policie dhe vite më parë gjatë një operacioni ku ai ishte pjesë mbeti një person I vrarë. Por deri më tani policia e përjashton pistën e hakmarrjes.

Për të zbardhur dinamikën e ngjarjes janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në vendngjarje ndërsa janë pyetur dëshmitarë dhe familjarë të të dy të rinjve.

Për ngjarjen e rëndë reagoi edhe ministri i brendshëm Taulant Balla, i cili apeloi që autori i vrasjes së efektivit të dorëzohet.

“Përgjegjësia e parë që bie mbi policinë lidhet me identifikimin e menjëhershëm të autorëve. Kam besim se RENEA, forcat kombëtare të sigurisë dhe të gjitha forcat të konkludojnë, dhe këtu dua t’i bëj një thirrje familjarëve dhe vetë personit mbi të cilit rëndon akuza të dorëzohet.”

Punonjësi I forcave shqiponja në Fier kishte vetëm një muaj që kishte kurorëzuar martesën




Skip to toolbar