Detaje nga vrasja në Gjermani, si shqiptari vrau pronarin serb të lokalit

BOTA


Detaje të reja nga vrasja në Gjermani ku një shqiptar i Kosovës qëlloi për vdekje pronarin e një restoranti në qendër të qytetit të Duseldorfit.

I dyshuari është Rrustem Llapi, i cili është arrestuar nga policia. I vrarë ka mbetur Aleksandër Stefanoviç, me nacionalitet serb, i njohur për arte marciale.


Sipas mediave vendase, pronari 38-vjeçar i një lokali në lagjen Friedrichstadt ka debatuar 52-vjeçarin me origjinë nga Kosova.

Ata dolën jashtë restorantit për të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.

Pak më vonë, policia ka mundur të arrestojë pa rezistencë një person të armatosur me armë zjarri para lokalit. 

Sipas policisë, personi i arrestuar është një kosovar 52-vjeçar me banim në Gjermani. Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin.




Skip to toolbar