DETAJE / Zjarr në Kamëz, flakët përfshijnë disa dyqane, reagon Policia

AKTUALITET


Një zjarr ka përfshirë pak pas mesnatës një ish-magazinë shtetërore në Kamëz. Policia njofton se zjari ka rënë në rrugën “Skënderbej”, në ish-magazinën ku ndodheshin dyqane me rroba, fast-food, dhe materiale plastike.

Grupi hetimor, së bashku me ekspertët zjarrfikës, po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 01.07.2024, rreth orës 01:40, në rrugën “Skënderbej”, ka rënë zjarr në një ish-magazinë shtetërore, brenda së cilës ka dyqane me rroba, fast-food, dhe me materiale plastike.

Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, së bashku me ekspertët zjarrfikës, po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar