Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, policia shoqëron dy persona

AKTUALITET


Policia e Tiranës ka shoqëruar dy persona lidhur me dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesit.

Një nga personat e shoqëruar është vëllai i një prej të shpallurve në kërkim nga policia dhe që po punohet për gjetjen e tij. Gjithashtu, po negociohet edhe me familjarë të tij për t’u dorëzuar.

Ky i fundit, është futur në intubim në Spitalin e Traumës. Burime nga Trauma konfirmojnë për ABC News se avokati ka pësuar dëmtime serioze në kokë.

Ai u dhunua të mërkurën në rrugën “Pjetër Bogdani” në Kryeqytet.

Tre autorët, e kanë pritur avokatin para një kopshti, ku sapo ai ka lënë djalin e tij dhe ne dalje e kanë sulmuar.

Në kamerat e sigurisë duket se avokati i ka njohur autorët pasi komunikon me ta, ndërsa më pas ata e godasin e me grushte duke e rrezuar në tokë.

Policia ka mundur të identifikojë një prej agresorëve, dhe ka ushtruar kontroll edhe në banesën e tij, por pa mundur ta arrestojë./abcnews.al



Skip to toolbar