Dhuna në shtëpinë e “Mbretit”/ Zëdhënësi i Princit Leka: Gjendja e tij, goxha e rënduar. Video e publikuar ka dëmtuar imazhin

Më të fundit


Zëdhënsi i familjes mbretërore, Erion Teli deklaroi se gjendja e Princit Leka, është goxha e rënduar, pas publikimit të videos ku ai konfliktohet me Elia Zaharinë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Teli u shpreh se video e publikuar ka dëmtuar imazhin e familjes mbretërore.

“Video ka dalë para se unë ta paralajmëroja videon. Tashmë kanë filluar hetimet nga prokuroria. Absolutisht jo. Shpresoj që kjo të ndodhë sa më shpejt. Ideja është kjo, në momentin që unë nuk e kam ditur, kam ardhur në Tiranë, më kanë marrë një tufë gazetarësh. Kam filluar të pyes njerëz, disa më kanë thenë që ka ndodhur konflikt me Princin. Më kanë thënë që Princi është sulmuar nga familja Zaharia. Goxha e rënduar, nuk është situatë e lehtë.

Kjo video ka dëmtuar imazhin e familjes mbretërore në masë të madhe dhe ka bërë goxha dëm në imazhin tonë edhe si monarkist. Flasim për familjen mbretërore dhe për ne, Princi Leka duhet të jetë i paprekshëm. E marrim shumë personalisht atë gjë. Kjo histori, unë me mbrapa kam filluar të kuptoj çfarë ka ndodhur, siç kam thënë në emision. Unë fillimisht e kam ditur me puzzle, duke marrë copëza informacioni. Ato copëza informacioni kam munduar t’i bashkoj bashkë dhe t’i transmetoj në emision. I kam kërkuar ndjesë edhe gazetarëve”, theksoi ai.

Ndërkaq, historiani Erald Kapri tha se procesi i divorcit ka nisur 1 vit më parë, mes Elia Zaharisë dhe Princit Leka.

“Ka pasur shumë ndjenja të miksuara. Nga më të shumtat. Edhe një aktivist i të drejtave të njeriut u prek. Është një ndjesi mikse. Unë personalisht e kam përjetuar keq. Unë jam biograf i Zogut, i njoh të dy ish anëtarët e çiftit mbretëror. Isha në dijeni të divorcit që po ndodh, mbi një vit. Vonë ka nisur procedura legale në gjykatë. Avokati e shpjegoi që procedura ka qenë shumë civile”, nënvizoi ai./abcnews.al



Skip to toolbar