Policia e Sarandës ka arrestuar dy persona, të cilët të mërkurën kanë kundërshtuar me forcë efektivët Blu gjatë një kontrolli në një lokal në qytetin bregdetar në jug të vendit. Nga komunikata e policisë mësohet se janë arrestuar dy shtetas, një 18-vjeçar me inicialet I.D., banues në Himarë.
Shtetasi tjetër i arrestuar është një 58-vjeçar me inicialet Dh.Ç., banues në qytetin e Sarnadës. Të dy këta persona janë arrestuar pasi kanë kundërshtuar duke dhunuar efektivët e policiës, gjatë kryerjes së kontrollit në një lokal në qytetin e Sarandës.
Policia nuk jep detaje lidhur me motivet dhe shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa thekson se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë. Për dy të arrestuarit rëndojnë veprat penale të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë ose rendit publik” dhe “Goditja për shkak të detyrës”.