Analisti Arjan Vasjari i ftuarn ë emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News 24 është shprehur pro marrëveshjeve por për propozimet e PD për Reformën Zgjedhore ka qenë kritik.
Vasjari shprehet se qeveria tranzitore që ka propozuar PD nuk ka formulë. Mediu përmendi në emision që kjo qeveri do të drejtohet nga individë neutralë me eksperiencë presidenciale apo në politikën e jashtme. Por analisti i është përgjigjur duke thënë se shumë persona janë të rrallë për neutralitet në Shqipëri, si dhe ata që janë futur në politikë kanë dalë të gjymtuar pasi fermenti politik në Shqipëri të ‘ha kockat’.
”Unë vijoj të jem pro marrëveshjeve. Unë vijoj të jem kritik me djegien e mandateve. Sot opozita nuk negocion nga pozita e humbësit por të racionalit. Nëse ne do të injektojmë veprimet e konfliktit, djegies së mandateve, daljes në rrugë nuk i bëjmë shërbim të madh popullit.
Kjo është rruga e vetme e arsyeshme, dhe vetëm kjo ka probabilitet i prodhon sukses opozitës. Përgjatë një viti, ishte akti nga dalja e Parlamentit ishte një akt racional anti- institucional.
Aty është rrënja, e gjithë narrativa dhe sjellja politike ka qenë një sjellje anti- dialog. Nuk e ka pasur në intecionin e saj mos ulet në dialog me atë që e quante të korruptuar. Erdhi një moment, kur opozita si dhe me rolin e ndërkombëtarëve, e kuptoi që rruga që kishte marrë nuk vlente. Dhe ju kthye rrugës së dialogut. Jam skeptik për produktin e saj, kemi një teori por jo një formulë.
Cdo të thotë qeveri tranzitore apo kujdestare që do shoqërojë jetën politike, si? Flas për kushtet aktuale, si, produkt i kujt do të jetë? Kush do të jetë, kush do të jenë këta individë? Atëhere unë them me përjashtime shumë të rralla të gjitha individët e pavarur të futur në ingranazhet e politikës janë copëtuar pasi kanë dalë. Kujtoni presidentët që janë propozuar nga PD nuk i kanë rezistuar politikës. Si mund të gjesh individë kaq neutralë. Fermenti politik që është në Shqipëri të ha kockat. është një teori por nuk kemi një formulë. ”- tha Vasjari.