”SPAK jo vetëm të ndëshkojë krimin zgjedhor”, Mediu: Në rast se ka manipulim rezultati, hiqet mandati

AKTUALITET


Fatmir Mediu i ftuar në emisionin ‘Real Story’ në News 24 në lidhje me propozimin e PD për hetimin e krimit zgjedhor nga SPAK ka zbuluar një detaj të ri.Kreu i PR ka thënë se në rast se një person i cili kandidon në një zonë përkatëse dhe ka kryer krim zgjedhor që ka manipuluar rezultatin e zgjedhjeve, i hiqet mandati dhe i kalohet palës tjetër.

Mediu shprehet se sot për një krim zgjedhor dënohet vetëm komisioneri kurse deputeti edhe pse e mori mandatin në mënyrë kriminale qëndron në parlament.


”Nuk flitet që SPAK vetëm të ndëshkojë krimin zgjedhor. Por në rast se krimi zgjedhor ka afektuar në rezultatin e zgjedhjeve, atëhere të ndryshohet mandati dhe t’i kalojë palës tjetër. Pasi quhet i manipuluar.
Përsëritja e zgjedhjeve është e pamundur. Prandaj ndëshkohet partia. Dhe çfarë ndodh, ndëshkohet komisioneri dhe pret 5 vite procesin kurse ai që mori mandatin rri në parlament edhe pse e mori në mënyrë kriminale.
Po përpiqemi që me ligj të vendosim atë përgjegjësi që mos lihen hapësira për të vjedhur. Detyrim ligjor për të vepruar në mënyrë të padrejtë. Dhe kjo është gjë e mirë nga opozita. ”- tha Mediu.




Skip to toolbar