“Reforma Zgjedhore”, Edi Paloka: Ndërkombëtarët i thanë Edi Ramës ‘shko ulu me opozitën’

AKTUALITET


Nënkryetari i PD Edi Paloka i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se marrëveshja e 2017 ishte dështim, pasi u bë me një horr, që është kryeministri Edi Rama.

Paloka u shpreh se ndërkombëtarët e kanë detyruar Ramën të ulet në tavolinë me opozitën.


Në vitin 2017, nuk u zhgënjyem nga opozita, por ne kishim përballë një horr. Ne bëmë marrëveshje me një horr dhe ai horri nuk i qëndroi marrëveshjes. Kjo kërkesë që ne bëjmë, ne e bëjmë, sepse jemi të bindur se ai nuk ka vullnetin të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme. Rama nuk donte as të ulej fare në tryezë.

Ishte Edi Rama që iku nga parlamenti dhe erdhi e u ul. U ul nga presioni ndërkombëtar. Kanë qenë muaj të tërë që janë marrë me  atë, që ta ulin në atë tryezë. Na thoshin ne hyni në parlament, sot i thanë Ramës dil nga parlamenti e shko tek tryeza e opozitës. Ne shpresojmë që presioni ndërkombëtar për këtë marrëveshje të jetë pozitiv. Shpresoj që Rama të dorëzohet nga presioni ndërkombëtar”, deklaroi Paloka.




Skip to toolbar