Mbi 25 mijë fletët e votimit që nuk janë marrë nga zgjedhësit jashtë Shqipërisë do të qëndrojnë në zyrat e Dhl deri në datën 8 maj.
Pas takimit me ambasadorin e BE-së në Tiranë, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, renditi disa nga problematikat e adresuara në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Në KQZ janë vetëm 7 votues që kanë deklaruar që se kanë marrë fletën e voitmit. Dhe në total numri i problematikave në lidhje me zgjedhësit nga jsahtë është 156. DHL ka detyrimin që të mbajë në zyrat e saj zarfe që s’kanë mundur tua dorëzojë votuesve deri në 8 Maj.
Greqia është shteti që mban edhe numrin më të lartë të zarfeve të patërhequra me mbi 10 mijë të tillë. Po ashtu në Shqipëri ka mbërritur vetëm 7.2 % e fletëve të votimit nga vendi fqinj, përkatësisht afro 18 mijë vota nga 68 mijë që janë shpërndarë. Shkak për këtë problematikë sipas KomisioniT Qendror të Zgjedhjeve janë bërë adresat e pasakta.
Në total, në Parkun Olimpik, aty ku do të bëhet edhe administrimi i fletëve të votimit kanë mbërritur afro 130 mijë fletë votimi. Numrin më të lartë, e mban Italia me mbi 58 mije, e ndjekur nga Greqia dhe Gjermania me afro 18 mijë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbi 12 mijë.
Sa i përket shpërndarjes në qarqe 12% ose mbi 31 mije vota i shkojnë Tiranës, 6.5 % ose mbi 15 mije vota shkojnë në Durrës dhe Fier.
Fletët e votimit me preferencat e diasporës duhet të mbërrijnë në territorin shqiptar brenda orës 19:00 të dielës së 11 majit, pasi cdo votë që vjen pas kësaj ore nuk do të numërohet.