Nëse dikush do të nderohej nga bashkia e një qyteti me një titull, të gjithë do të ndiheshin mjaft të vlerësuar dhe të lumtur, por duket se ky nuk është rasti i kryeministrit Edi Rama. Bashkia e Dibrës ka shpallur ‘Qytetar Nderi’ kryeministrin Rama me motivacion për kontributin e dhënë për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, por ai ka refuzuar ta pranojë atë.
Ka qenë vetë zyra e shtypit të Kryeministrisë, që ka njoftuar refuzimin e këtij titulli.
“Kryeministri Rama ka qenë, mbetet dhe do të jetë gjithmonë kundër titujve honorifike për politikanët në detyrë. Duke falënderuar të gjithë ata që mund të jenë nisur për mirë, Kryeministri Rama e refuzon titullin e qytetarit të nderit, dhënë sot nga Bashkia Dibër.” – sqarohet në deklaratë