Digjet banesa, familja mbetet në qiell të hapur në Prrenjas

AKTUALITET


Një banesë është shkrumbuar nga flakët në fshatin Kotodesh në Bashkinë e Prrenjasit. Për pasojë, një familje me tetë anëtar mbeti e pastrehë. Sapo është vënë re zjarri, janë lajmëruar forcat zjarrfikëse.

Ato shkuan në vendin e ngjarjes dhe bën shuarjen e zjarrit. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që la pa çati tetë anëtarët e familjes që jetonin në banesën e shkrumbuar nga flakët.

Fatmirësisht, asnjë nga anëtarët e kësaj familje nuk është lënduar nga flakët. Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri që flakët të mos përhapeshin dhe të rrezikonin banesa të tjera aty  pranë.



Skip to toolbar