Parisi, i gjunjëzuar nga greva për reformën e pensioneve

BOTA


Parisi u zhyt të enjten në një nga grevat më të mëdha prej dekadash, që synon të detyrojë Presidentin Emmanuel Macron të anulojë reformën e pensioneve.

Policia përdori gazin lotsjellës ndaj protestuesve në qendër të Parisit, ndërsa transporti publik pothuajse u paralizua. Greva e vë zotin Macron, përballë sindikatave të fuqishme të cilat thonë se ai është vendosur për të hequr masat që mbrojnë punonjësit.


Presidenti Macron, ish bankier erdhi në pushtet në vitin 2017 me premtimin për ta hapur ekonominë tepër të kontrolluar të Francës. Punonjësit e hekurudhave votuan për të zgjatur grevën e tyre deri të premten, ndërsa sindikatat e autobusëve në Paris dhe operatori i metrosë tha se do të vazhdonin deri të hënën.




Skip to toolbar