Një banesë është përfshirë nga flakët pranë ish-Shtëpisë Muze të Kongresit të Lushnjes në qendër të qytetit. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre pas shumë minutash përpjekje për të hyrë në rrugë.
Për shkak të rrugëve të ngushta, zjarrfikësja e ka pasur shumë të vështirë hyrjen deri tek banesa që po digjej. Megjithatë zjarrfikësit ja kanë dalë të bëjnë izolimin e flakëve, që kishin rënë në një banesë përdhese, e cila është shkrumbuar plotësisht.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.