Drogë në Qafë-Botë, pranga për 3 persona. Celulari zbulon korrierin në Greqi

AKTUALITET


Tre persona janë arrestuar në Qafë Botë nga policia e Sarandës, pasi po tentonin të trafikonin lëndë narkotike për në Greqi. Në pranga kanë rënë shtetasit Nuri Shero, 21 vjeç,  Alket Avdiu, 22 vjeç  dhe Andrea Sadiku, 19 vjeç, banues në Konispol. Ato u kapën me një çantë shpine, në të cilën gjendej 3 kg kanabis, që pritet të kalonte në kufi në drejtim të Greqisë.

Pas arrestimit dhe hetimit të ngjarjes, policia kontrolloi edhe celularin e të arrestuarve ku u zbulua se në Igumenicë kishte një korrier, i cili po priste të merret ngarkesën me drogë nga 3 shqiptarët.


Menjëherë pas lajmërimit të policisë greke, u bë e mund edhe arrestimi i një shtetasi grek me iniciale G.M., 23 vjeç.

Korrieri grek po priste me makinë e tij Smart, përtej kufirit për të marrë drogën. Pas kontrollit të banesës së tij, policia greke sekuestroi edhe 1.5 kg të tjera kanabis.




Skip to toolbar