Dy makina janë djegur gjatë natës në Tiranë në bulevardin “Bajram Curri”. Njëra prej tyre është në pronësi të avokatit Loren Lico por përdorej nga nëna e tij me profesion gjykatëse.
Dy automjetet tip “Volksvagen Golf 6” dhe “Volksvagen Pasat” që u dogjën kanë qenë të parkuara tek oborri i pallatit ku banon nëna e avokatit, Arjana Lico, gjykatëse në Tiranë.
Kamerat e sigurisë në zonë kanë pikasur një mashkull me kostum sportiv të bardhë me kapuç, i cili afrohet mjetit “Golf 6” dhe pasi i vë flakën largohet me vrap.
Në vendngjarje u gjet edhe një shishe plastike, e cila dyshohet të ketë mbajtur lëndën djegëse që autori ka përdorur për t’i vënë flakën makinave.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit.