Gërshërë kokës të riut

AKTUALITET


Një i ri i gjuan me gërshërë në kokë një 26-vjeçari pas një sherri për motive të dobëta. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Rinia të Durrësit.

Gjithçka nisi pas një sherri fizik mes dy të rinjve, ku më pas njëri prej tyre ka marrë gërshërën dhe i ia ka ngulur në kokë personit tjetër. Për pasojë është plagosur shtetasi me iniciale E. I., 26 vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.


Policia vuri në pranga agresorin, shtetasin me iniciale O.D., 25 vjeç, i cili do përballet me akuzat e vrasjes me dashje.




Skip to toolbar