Digjet shtëpia muze e Çerçiz Topullit, rrezikohet banesa ngjitur

AKTUALITET


Është përfshirë nga flakët e zjarrit shtëpia muze e Çerçiz Topullit në Gjirokastër, ndërsa nga flakët rrezikohet edhe një banesë ngjitur saj.

Shtëpia është në pronësi të Fatos Topullit dhe cilësohet si monument kulture e kategorisë së parë.


Raportohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë që ka rënë në divan brenda në banesë dhe më pas ka marrë flakë e gjithë shtëpia.

Zjarri ka alarmuar banorët, pasi kjo banesë ndodhet shumë afër me banesat e tjera, të cilat rrezikojnë nga flakët.

Çerçiz Topulli, i lindur më 1880 në Gjirokastër ka qënë udhëheqës i luftës së armatosur në periudhën e Perandorisë Osmane dhe veprimtar i çështjes kombëtare bashkë me të vëllanë, Bajo Topullin.




Skip to toolbar