Një punonjës i ambasadës amerikane në Kiev është gjetur i vdekur në dhomën e tij në një hotel të vendosur në qendër të kryeqytetit ukrainas.
Lajmi u konfirmua nga mediat ukrainase të cilat citojnë agjencitë e zbatimit të ligjit për këtë rast.
Diplomati amerikan, emri i të cilit nuk bëhet me dije u gjet nga stafi i hotelit Hilton. Në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune teksa hetimet kanë nisur.
Ambasada amerikane në Kiev reagoi për këtë ngjarje me një deklaratë të shkurtër duke thënë se
“Mund të konfirmojmë vdekjen e një punonjësi të qeverisë amerikane nën autoritetin e shefit të misionit në ambasadën në Kiev”, por pa dhënë detaje të mëtejshme.