Të hënën u diplomuan 402 djem e vajza, që do të jenë oficerët e rinj të Policisë Kriminale dhe Patrullës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ceremonia e diplomimit të tyre u zhvillua në ambienetet e jashtme të Ministrisë së Brendshme, nga ku Ministri Lleshaj u shpreh se së shpejti në Akademinë e Polcisië, do të hapen programe të reja.
“402 djem e vajza i bashkohen radhëve të policisë së shtetit duke siguruar një moment ripërtëritje. 158 të tjerë përfundojnë studimet e larta dhe bëhen pjesë e trupës drejtuese, ndërkohë që 36 që i kanë përfunduar më parë, përfundojnë kursin dhe i bashkohen strukturave të hetimit”.
“Kjo trupë shënon një hap tjetër të rëndësishëm për të përmirësuar nivelin profesional të policisë së shtetit. Policia jonë është ndër më të voglat në numër në rajon, ajo duhet të rritet edhe në sasi edhe në cilësi. Duhet të rritet dhe modernizohet dhe programi i qeverisë parashikon progres. Përveç profesionalizmit, kërkohet edhe trimëri, nder dhe moral i lartë. Do të hapim programe të reja për 600 të rinj dhe të reja për Akademinë e Policisë” tha Lleshaj.