Dita Botërore e Diabetit, Veliaj: E rëndësishme të bëjmë kontrolle për shëndetin

AKTUALITET


Nëntori është muaji i ndërgjegjësimit për kontrollin e diabetit dhe komplikacioneve që vijnë prej tij. Në Ditën Botërore të Diabetit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se kjo është një ditë e rëndësishme për t’u kujtuar dhe ndërgjegjësuar, e cila duhet të na bëjë të kujdesemi për veten.

“A mësojmë ndonjëherë nga gjërat që ndodhin? Kur ishte koha e pandemisë, të gjithë thamë se do të merremi me sport, do bëjmë check-up, do të jemi më të kujdesshëm. Sapo mbaroi pandemia, vazhduam rutinën tonë. Por, ne kemi nevojë të kujtohemi dhe të veprojmë”, tha Veliaj.

Ai ftoi prindërit që të angazhojnë fëmijët e tyre në aktivitete sportive. “Ftesa ime për prinderit është që të regjistrojnë fëmijët në kurse sportive, angazhojini me aktivitetet fizik, me sport. Në një qytet si i yni, që ndoshta nuk është qyteti perfekt, ka mjaftueshëm hapësira për të shëtitur, për t’u angazhuar në sport, ka mjaftueshëm hapësira pedonale, parqe dhe shtigje, apo korsi biçiletash. Na ka dhënë Zoti këtë kohë pranverore edhe në mes të nëntorit. Nuk kemi asnjë justifikim”, u shpreh Veliaj.



Skip to toolbar