Qeveria ka miratuar projektbuxhetin e ri për vitin e ardhshëm.
Sipas draftit, ai rezulton të jetë 9,1 miliarde euro më i lartë se i vitit aktual.
Ndërkohë të ardhurat që parashikohen të arkëtohen në vitin 2026 vlerësohen në 8.5 miliardë euro.
Për vitin që vjen, qeveria planifikon se ekonomia do të ketë një rritje të qendrueshme pranë nivelit të 4%, e mbështetur nga kërkesa e brendshme por edhe zhvillimi i sektorëve strategjikë.
Zotohet të vijojë konsolidimin fiskal dhe borxhi publik të vijojë më tej rënien edhe vitin e ardhshëm në 53.6%.
Për investimet publike vitin që vjen janë planifikuar rreth 180 miliardë lekë, gati 6.5% e prodhimit të brendshëm bruto.
